Gjuhën gjermane
Gjuha gjermane është një nga gjuhët më të folura në botë, është pjesë e e gjuhëve gjermanike, dhe është gjuha e dhjetë më e folur në botë. Aktualisht 90 milionë persona e kanë gjuhë amtare kurse si gjuhë të huaj llogariten rreth 100 milionë në gjithë botën. Gjuha gjermane është gjuhë zyrtare në Austri, Gjermani, Luksenburg, Lihtenshtajn, Zvicër, në krahinën e Bocanos në Itali, si dhe në Belgjikë.
Arsyet për të mësuar gjermanisht janë të shumta, fillimisht një arsye është emigracioni, sepse dihet shumë mirë që një nga shtetet më të preferuara (jo vetëm) nga shqiptarët është Gjermania. Nëse jeni emigrant apo mendoni të emigroni në Gjermani ju duhet me patjetër ta mësoni këtë gjuhë sado e vështirë mund të jetë sepse siç mund ta dini shumë mirë është shumë e rendësishtme të dini gjuhën e vendit ku banoni jo vetëm për komunikim por edhe për të patur mundësi më të mira pune dhe integrimi në shoqërinë gjermane.
Nëse dëshironi të studoni në ndonjë universitet të Gjermanisë. Po ti ndanim apo kategorizonim gjuhët sipas sektorëve profesionalë gjermanishtja është padyshim gjuha e inxhinjerisë. Nuk mund të jesh një inxhinjer në botë edhe të mos dish gjermanisht sepse siç mund ta dini mjaft mirë pika më e fortë e Gjermanisë është inxhinjeria dhe teknologjia, gjithashtu edhe mjekësia e psikologjia sepse Gjermania ka nxjerrë psikologë me emër.
Një tjetër veçori e Gjermanisë dhe gjuhës gjermane është dhe muzika klasike, nëse jeni të apasionuar të muzikës klasike duhet ta dini shumë mirë që Gjermania ka lënë gjurmë me kompozitorët e saj të famshëm, për të mos harruar pastaj edhe filozofët e saj modernë të cilët kanë sjellë mjaft me pikëpamjet e tyre.